Tetovë, pas një kohe të gjatë gjendet një trup i pajetë

Një burrë 45-vjeçar me iniciale S.O. nga Tetova dje rreth orës 10 e 20 minuta në polici ka denoncuar se në ndërtesën e rrugës “121” në Tetovë, gjegjësisht në bnesën e tij është ndjerë një erë e rëndë, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo

Policia njofton se pas njoftimit, kanë kryer ekspertizë së bashku me prokurorin publik dhe mjekun e mjekësisë gjyqësore ku është gjetur një kufomë njeriu.

Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi është dërguar në institutin e mjekësisë gjyqësore për identifikimin e autopsisë.

Ndryshe, në banesë ka jetuar i vetëm një tetovar 75-vjeçar, dokumentet e të cilit janë gjetur dhe janë marrë.

Restorant Lumare