Ryan: Mbyllja e kufijve nuk është strategji afatgjate për mbrojtje kundër koronavirusit


Mbajtja e kufijve të mbyllur nuk është një strategji e zbatueshme për të luf*tuar kundër koronavirusit të ri paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ndërsa pranoi vështirësinë e të paturit një strategji gjithëpërfshirëse në nivel ndërkombëtar.
“Do të bëhet pothuajse e pamundur për vendet që t’i mbajnë kufijtë e tyre të mbyllur në të ardhmen e afërt”, tha Michael Ryan, kreu i OBSH-së për Situatat e Emergjencës në një konferencë virtuale për shtyp.

“Mbajtja mbyllur e kufijve ndërkombëtarë nuk është domosdoshmërisht një strategji e vlefshme”, shtoi ai, ndërsa pranoi se secili shtet duhej të merrte parasysh individualisht rreziqet e hapjes së kufijve të tij.
Ryan theksoi, gjithashtu, vështirësinë e të paturit të një politike që funksionon për të gjithë dhe se natyra e rrezikut përcaktohej nga situatat lokale dhe kombëtare.

Baby Boo