Tetovë: Një vajzë kidnapohet nga dy djem, rrihet dhe lihet në rrugë me lëndime të dukshme


Njëzet vjeçarja L.A. nga fshati Kopancë, Tetovë, dje ka lajmëruar në polici se dy persona e kanë sulmuar, e kanë hipur në veturë, e kanë goditur në trup dhe në kokë dhe me lëndime e kanë lënë në rrugë, transmeton Almakos.

Ngjarja, sipas paraqitjes në SPB Tetovë, ka ndodhur rreth orës 11 kur vajza ka qenë në shitore, njëzet e një vjeçari N.A. nga Drenoveci, Poroj dhe një person i panjohur dhunshëm e kanë futur në veturë.

Me veturë pastaj janë nisur për në rrugën “146” në Tetovë. Shpejt janë ndalur, e kanë nxjerr nga vetura, e kanë shtrirë në tokë dhe e kanë goditur në trup dhe në kokë me grushta dhe me shkelma, duke i shkaktuar lëndime të dukshme. Pas kësaj, dhunuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

I padituri N.A. pak më vonë është arrestuar dhe mbajtur në polici deri në zbardhjen e tërësishme të rastit./Almakos

Baby Boo