Kanye West i vendos rregulla partneres: I lejohet të flasë vetëm kur i jap leje


Reperi Kanye West ka disa rregulla që partnerja e tij Bianca Censori duhet të ndjekë pa diskutim.

Përkatësisht, Kanye e urdhëroi Biancën që të mos fliste kurrë dhe i dha asaj një listë me rregulla sipas të cilave ajo duhet të jetojë, e cila vlen edhe për atë që ajo lejohet të hajë apo të veshë.

Ky lajm vjen pasi miqtë e saj u shqetësuan për të, duke besuar se reperi po manipulonte atë dhe jetën e saj. Më pas ata theksuan se ajo nuk “mendon më për veten” dhe se Kanye e siguroi atë se ata kanë “status mbretëror”.

“Kanye ka një sërë rregullash për Biancën, të cilat përfshijnë të mos flasë kurrë dhe të veshë vetëm atë që ai dëshiron që ajo të veshë. Ajo gjithashtu duhet të hajë ushqime të caktuara dhe të ushtrojë edhe pse Kanye nuk e bën këtë“, tha një burim për Daily Mail.

Kur bëhet fjalë për ushqimin, lejohen donerët, akullorja dhe lëngu i shalqinit, i cili konsiderohet si afrodiziak.

Meqë ra fjala, sjellja e tij ka intriguar publikun edhe më parë, kur ish-bashkëshortja e tij Kim Kardashian foli për rregullat që ka vendosur Kanye. Ai kishte problem me zgjedhjen e saj të veshjeve, por edhe me mënyrën se si ajo e grimonte.

Kim bëri kërkesë për divorc në vitin 2021, duke përmendur dallime të papajtueshme. Divorci i tyre u finalizua në nëntor 2022 dhe kërkoi që Kanye të paguante 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët. /abcnews.al

Baby Boo