Tetovë, hekurishtja “Skrab” është përfshirë nga zjarri (FOTO)


Sot rreth orës 8 të mëngjesit, një zjarr i madh e kaploi deponinë e hekurishteve “Skrab” në Tetovë, përballë fabrikës së Teteksit. Njësiti i zjarrfikësve kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit me 5 automjete, kurse pasoja në njerëz nuk ka.

Uka Aliti Komandant në njësitin e zjarrfikësve – Tetovë tha se ndaj zjarrit është intervenuar me 5 automjete.

“Kemi arritur në vendngjarje me dy automjete, në fillim, dhe 6 zjarrfikës. Mirëpo na është dashur ta fusim zjarrin nën kontroll, meqë bëhej fjalë për lëndë djegëse që digjen shpejtë dhe nuk dinim se çfarë ka këtu. Ka mjete eksploduese dhe mjete të rrezikshme që vënë në rrezik edhe jetën e të punësuarve. Kemi thirrë në ndihmë edhe 3 automjete të tjera”, deklaroi Aliti.

Sipas Alitit, zjarri është shuar pa lënë asnjë të lënduar dhe pa dëme materiale.

“ Duke përdorur cisternat tona, ujin dhe fuqinë potenciale të zjarrfikësve, arritëm në kohë dhe pa asnjë pengesë, pa asnjë të lënduar, edhe zjarrin ta fusim nën kontroll, dhe mos ti lëmë flakët e zjarrit të zgjerohen, meqenëse dihet se tani janë temperaturat tropikale, e futëm zjarrin nën kontroll dhe e likuiduam tërësisht”, tha Aliti.

Përndryshe, rritja e temperaturave, ka ndikuar në atë që, këtë periudhë të shtohen rreziqet dhe përhapja e zjarreve dhe për të njëjtën arsye nga Njësia e Zjarrfikësve në Tetovë apelojnë deri tek qytetarët që të njëjtit të tregojnë kujdes.Portalb

Baby Boo