Kultura në Maqedoni në duart e femrës shqiptare


Me punë ekipore Galeria Kombëtare e Maqedonisë u bë një tempull i mirëfilltë i artit

Ekspozitat retrospektive të veprave të Borko Llazeski, Ibrahim Kodra, Adem Kastrati, Dragan Poposki-Dada dhe Tanas Llullovski bashkë me solemnitetin qendror në shënimin e jubileut, i cili u mbajt më datë 5 dhjetor në “Hamamin e Daut Pashës”, janë pjesë e aktiviteteve të shumta të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë (GKM) gjatë vitit 2018. Duke e shënuar jubileun e 70 vjetorit të themelimit të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë u dëshmua si tempull i artit figurativ dhe promotor i jetës kulturore në Maqedoni.

“Sot ne jemi krenarë, por edhe të mbushur me ndjenjën e madhe të përgjegjësisë se gjeneratës sonë i është dhëna mundësia historike të jetë pjesë kontemporane e sintezës së kolosëve gurthemelues të Galerisë, me veprimin e tyre të unifikimit dhe krijimtarinë e pasur artistike, para së gjithash me gurthemeluesit e artit figurativ maqedonas dhe të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë: Llazar Liçenoski, Nikolla Martinoski, Dimo Todorovski, Dimço Koco dhe artistët e tjerë të asaj periudhe”: theksoi Dr. Dita Starova Qerimi, drejtoreshë e GKM, në fjalën e saj përshëndetëse drejtuar të pranishmëve në ceremoninë me të cilën u shënua jubileu i GKM.

Po atë natë, u hap edhe ekspozita “Fillesat për mbajtje mend”, me të cilën u prezantuan 150 fletë të dokumentacionit origjinal arkivor nga viti 1948 deri në vitin 1956 të cilët janë dëshmi për storjen e suksesshme që ka të bëjë me formimin e Galerisë, përmbledhjen e Galerisë dhe me mënyrën e udhëheqjes së Galerisë.

Për veprimtarinë e institucionit fjalë mbajti edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, akademiku Taki Fiti, i cili nënvizoi se ASHAM dhe GKM kanë një lidhje të natyrshme organike.

“Që nga viti 1948 kur u themelua dhe formua Galeria Kombëtare e Maqedonisë, qëllimet dhe detyrat themelore të saj u definuan qartë, ta evidentoj pasurinë kombëtare kulturore, ta grumbulloj, ta blej, ta prezantoj para publikut më të gjerë dhe, nënkuptohet, t’i prezantoj edhe rrjedhat bashkëkohore të krijimtarisë figurative, dhe mendoj se nëse e shohim trajektoren e zhvillimit të këtij institucioni të rëndësishëm kombëtar, ajo absolutisht i plotësoi dhe definoi detyrat e përcaktuara”, tha akademiku, Taki Fiti.

Jubileu u shënua nën patronazhin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili nënvizoi se institucionet e këtilla kombëtare shërbejnë dhe u ndihmojnë gjeneratave të reja të lidhen me historinë dhe veprat e atyre të cilët kanë jetuar para nesh, ndërsa njëkohësisht të ndërtojnë shoqëri inter-kulturore. Në manifestimin jubilar iu ndanë mirënjohje për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe të suksesshëm me GKM: Qeverisë së RM, përfaqësuesve të korit diplomatik, institucioneve shtetërore dhe gazetarëve.

Baby Boo