Tetovë-Gostivar: Ja sa persona kanë shkelur vendimin e Qeverisë për lëvizje të kufizuar


Në periudhën prej ora 07.00 të datës 15-prill, deri në ora 07.00 të datës 16 prill 2020, në rajonin e SPB Tetovë, gjithsej 5 persona (TE-3 dhe GV-2) e kanë shkelur vendimin e Qeverisë për lëvizje të kufizuar.
Pesë personat janë priviar nga liria dhe mbajtur në Stacion policorë, deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, me ç’rast do të përgaditen parashtresa adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së ,,Mosë-veprim sipas rregullave shëndetsore gjatë epidemisë”.
Në këtë periudhë, numri i përgjithshëm i personave që gjenden në karantinë shterore në rajonin e Pollogut, është 210 (TE-62 dhe GV-148)me ç’rast 22 persona e kanë mbaruar karantinën dyjavore shtetrore, kurse numri i personave me dekleratë të nënshkruar për vetë-izolim është 218 (TE-147 dhe GV-71).
Krahas kësaj është realizuar edhe kontroll ndaj 179 personave (TE-153 dhe GV-26) me vendim për izolim, nga Ispektorati shterorë sanitar.
Gjatë kontrollit dhe mbikqyrejs së personave që janë në vetë-izolim dhe me vendim të Ispektoratit shtetëror-sanitar, nuk janë konstatuar shkelje apo mos respektim të rregullave dhe për këtë arsye nuk janë regjistruar kallzime penale të kësaj dukurie.

Baby Boo