(FOTO) Lavrov provokohet në Shkup


Ambasada ruse në Shkup njoftoi në profilin e saj në Facebook se ministri i Jashtëm Sergej Lavrov ka marrë një mesazh se vendi i tij në Samitin e OSBE-së në Shkup “është i rezervuar për NATO-n”.

Reagimin e ka përcjellë përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova.

“Në tavolinat në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së ka një manifestim të qartë të asaj për të cilën foli Sergej Lavrov në fjalimin e tij: nën presionin e Shteteve të Bashkuara, logjika e OSBE-së po zëvendësohet me ideologji agresive e NATO-s”, thuhet në reagimin e Zakharova.

Baby Boo