Tetovë: “Bllagoja Toska” po bëhet realitet


“Bllgaoja Toska” po bëhet realitet, zgjidhet problemi që mbante peng bulevardinZgjidhet edhe problemi i fundit që mbante peng nisjen e punimeve për bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë. Komuna ka arritur marrëveshje për shpronësim me pronarët e objektit i cili duhet të rrënohet.

Pronari i objektit hodhi poshtë arsyetimet e përbërjes së kaluar të Komunës lidhur me pronën e tij.“Asnjëherë s`na kanë thirr. Ne madje kemi dashur që të bëhet sa më shpejtë rruga se u bë gjatë më. Nuk i kemi bë pengesa asnjëherë komunës po tash gjetëm zgjidhje me komunën. Unë kam kërkuar edhe më parë, para katër vitesh, që të kontaktoj me ish kryetaren po nuk kam arritur të hy deri te kabineti i kryetares. Tash kemi bë marrëveshje por s`kam pas kundër asnjëherë për të dalë kjo rrugë”, deklaroi Ali Rushiti, pronar i shtëpisë në Bllagoja Toska.Punimet për “Bllagoja Toskën” që financohet me mjetet e Tav Maqedoni, do të nisin këtë javë, ndërsa planifikohet të përfundojnë në fund të shtatorit. Kreu i këshillit komunal Besar Durmishi madje akuzoi përbërjen e kaluar të komunës për zvarritjen e procedurave.“Gjitha marrëveshjet që është dashur të bëhen nga komuna janë kompletuar.

Unë nuk e di përse udhëheqësia paraprake nuk e ka procesuuar çështjen e ekspropriimit deri në fund dhe nuk ka dërguar lëndën në kadastër dhe nga Ministria e transportit, njësia rajonale për të drejtën e pronës nuk është realizuar shpronsimi deri në instancat e fundit të institucioneve shtetërore”, tha Besar Durmishi, kryetar i Këshillit Komunal.“Me shpronësimin e objekteve të fundit, përfundon faza e parë e projektit të famshëm për tash e një dekadë, “Bllagoja Toska”. Ndërkohë pas përfundimit të kësaj pjese, do vazhdojë pjesa e dytë e projektit, duke nisur nga ekskavatori, për të vazhduar për tek rektorati i vjetër i UT-së”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar. Punimet në pjesën e tretë të bulevardit kanë filluar tash e katër vite, megjithatë përveç gërryerjes së tokës, asgjë më tepër nuk është bërë. Rruga e filluar në këtë pjesë, është kthyer në deponi./Alsat.mk

Baby Boo