Tetovë, 13 vende parkimi për personat me nevoja të veçanta! Nuk do të ketë nevojë për pagesë


Ndërmarrja Publike ”Parkingu” Tetovë njofton se sot është bërë shënimi i 13 vendeve për parkim për personat me nevoja të veçanta. Nga NP ”Parkingu” Tetovë njoftojnë se personat me nevoja të veçanta nuk do të paguajnë për parkim në këto vende dhe parkimi nuk do të jetë i kufizuar në kohë.

“Sot ekipet e NP Parkingu i Qytetit kanë shënuar parkingjet që do të jenë të rezervuara për personat me aftësi të kufizuara, në disa lokacione në të gjithë qytetin. Kjo kategori njerëzish të harruar, për herë të parë pas tetë vitesh nga themelimi i kompanisë, fituan 13 vende parkimi adekuate. Personat me aftësi të kufizuara do të përjashtohen nga pagesa, dhe parkimi për to, në këto vende parkimi do të jetë i pakufizuar në kohë!”, thonë nga NP Parkingu i Qytetit Tetovë.

Baby Boo