Tetovari pa e kryer vitin e parë, kishte kryer vitin e dytë në shkollen e mesme “Mosha Pijade” në Tetovë


SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V. Gj.(61) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “punë nga pakujdesia në shërbim”.

Gjatë kontrollit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional “Mosha Piade” në Tetovë, janë konstatuar parregullsi në dhënien e vërtetimeve për vitin e parë dhe të dytë të kryer të J.A.(45) nga Tetova, gjegjësisht lëshimin e vërtetimi për vitin e dytë të përfunduar është përpara datës së lëshimit të certifikatës për vitin e parë.

“Parregullsi janë konstatuar edhe në mbajtjen e librit kryesor për regjistrimin e nxënësve me korrespondencë për vitin 2001/2002, përkatësisht janë bërë korrigjime në vitin e dhënies së provimeve pa nënshkrimin e drejtorit dhe vulën e shkollës. Nga këqyrja e librit kryesor për vitin shkollor 2002/2003, u konstatua se J.A. nuk i është lëshuar vërtetimi për kryerjen e vitit të tretë dhe është regjistruar në vitin e katërt dhe ka dhënë tri provime nga i njëjti vit para përfundimit të vitit të tretë”, njofton MPB.

Baby Boo