Marsh pr*otestues kundër patriarkatit, marrin pjesë Kurti dhe Osmani


Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që v*ret” këtë vit në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, po realizojë marshin sot nëpër rrugët e kryeqytetit, aktivitet ky që do të përkrahet edhe nga aktivistë në 15 komuna të tjera. Aty janë duke marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Krejt kjo ka për qëllim të kthejë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhu*nës ndaj grave të trajtohen me prioritet.
Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione do të shpalosen çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhu*nën dhe vr*asjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.

Baby Boo