Shuhet partia e Milaim Zekës


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka marrë sot vendim për të ç’regjistruar 4 parti politike, të cilat nuk e kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike.

Në mesin e këtyre partive është edhe ajo e ish-deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zekës, i cili pas largimit nga kjo parti, kishte formuar partinë e tij të quajtur Partia Euro Atlantike të Kosovës (PEK).

Me moton “Nuk mund të jesh hajn dhe patriot, nuk mund të jesh hajn dhe njëkohësisht intelektual”, më 29 qershor të vitit të kaluar, Zeka kishte bërë publike partinë e tij.Përveç PEK, KQZ ka ç’regjistruar edhe tri parti të tjera: ESDAK – Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova, SLS – Samostalna Liberalna Stranka, si dhe LD – Lëvizja për Drejtësi.

Baby Boo