Tetovari në hall të madh: “As funeralin nuk mund ta nxjerr nga dera e shtëpisë, më kanë bllokuar hyrjen”


“As funeralin nuk mund ta nxjerr nga shtëpia, më kanë bllokuar hyrjen, kam frikë të ndërrojë jetë dikush në shtëpinë tonë, sepse nuk do të mund ta nxjerrim nga dera”- kështu e nis rrëfimin e tij denoncuesi D.Sh nga Tetova, shtëpia e të cilit është bllokuar nga shtëpia pa leje, që ka ndërtuar Xhelal Sherifi nga Tetova.

Tashmë gjashtë vite, ky objekt i egër ka ozurpuar, 4 metër nga trotuari dhe ka bllokuar tërësisht hyrjen në shtëpinë e familjes Shaipi.

Edhe pse familja Shaipi, disa herë ka komunikuar me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi për këtë problematikë, por ka rezultuar pa sukses. Kryetarja Arifi ju ka premtuar në vitin 2017, se ky objekt eshtë pa leje dhe se inspektoriati komunal do të kryejë punën e tij. Deri sot, inspektoriati ka dalë disa herë në terren, mirëpo pa sukses.

Pa Censurë komunikoi me zëdhënësin e komunës së Tetovës, Armend Fazliun për objektin në fjalë dhe masat që do të merren, Fazliu u përgjigj: ” Objekti në fjalë është në ankimim gjygjsorë midis palëve. Presim të përfundojë vendimi i gjykatës, konform vendimit të sjellë nga institucionet ligj-zbatuese, do të veprojmë si autoritete komunale”

D.Sh kumton se kanë ndalensë nga Gjykata Themelore në Tetovë dhe lënda me vite nuk procesohet, Pa Censurë ka derguar pyetje deri në Gj. Tetovës por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.

Lajmi në përditësim…

Baby Boo