RMV, banorët kërkojnë Mali Sharr të jetë park nacional, Nuredini tregon se kur mund të ndodhë kjo


Pjesa dërmuese e banorëve të rajonit të pollogut, gjegjësisht të Tetovës, Gostivarit dhe fshatrave përreth tyre konsiderojnë se Mali Sharr duhet të shpallet si park nacional, në anketën e realizuar nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë dhe “Miqtë e Sharrit” vërehet rritje e ndërgjegjësimit të popullatës lokale nga fshatrat malore mbi termin zonë e mbrojtur. Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini, sot theksoi se shpreson që më së voni në muajin qershor të përfundojë ky proces.

Në këtë anketë e cila është realizuar fizikisht, janë anketuar gjithsej 628 banorë të Jegunovcës, Bogovinës, Tearcës, Tetovës, Vrapçishtit dhe Gostivarit. Anketa është realizuar nga IPS.
Për një përqindje të vogël është rritur numri i banorëve përreth sharit që besojnë se Mali Sharr duhet të shpallet park nacional, dëshira e qytetarëve për një gjë të tillë vazhdon të jetë prezentë përkundër faktit se ky proces është zgjatur me vite.

“Pothuajse identike me vitin 2016, rreth 83% e të anketuarve besojnë se Mali Sharr duhet të shpallet park nacional (82,7% në vitin 2021 dhe 83,4% në vitin 2016), sipas anketës së fundit të opinionit publik të kryer në kuadër të projektit të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë dhe platforma “Miqtë e Sharrit”.
Pjesa më e madhe e të anketuarve janë shprehur se janë të gatshëm që të nënshkruajnë iniciativë për shpalljen e Malit Sharr si park nacional.

“Anketa gjithashtu tregoi gatishmëri të madhe të popullatës lokale për mbështetjen e iniciativës, përkatësisht rreth 80% e të anketuarve thanë se ishin të gatshëm të nënshkruajnë iniciativë për shpalljen e Malit Sharr park nacional, rezultat i paraqitur edhe në vitin 2016. Situata është identike në lidhje me atë se çfarë do të ishin ndryshimet nga shpallja e Malit Sharr park nacional, përkatësisht 86% e të gjithë të anketuarve presin ndryshime pozitive (si në vitin 2016 dhe në vitin 2021)” u prezantua sot nga “Miqtë e Sharrit” dhe SHEM.

Banorët e Gostivarit janë shprehur më optimist se pas shpalljes së Malit Sharr si park nacional, do të përmirësohet jeta e qytetarëve, 19% prej numrit të përgjithshëm të të anketuarve besojnë se jeta do të mbetet e njëjtë.
“Në sondazhin e vitit 2016, 86% e të anketuarve deklaruan se me shpalljen e parkut nacional do të përmirësohet “jeta”, ndërsa 4% thanë se nuk do të përmirësohet, përkatësisht do të mbetet e njëjtë.

Këto përqindje janë zvogëluar në vitin 2021 ku 68% e qytetarëve besojnë se “jetesa do të përmirësohet”, përkatësisht madje 19% e tyre besojnë se do të mbetet e njëjtë. Në përgjithësi parë nga të anketuarit, ata që mendojnë se jetesa do të përmirësohet, banorët e komunës së Gostivarit (93% e të gjithë banorëve të komunës së Gostivarit) janë më optimistë, duke pretenduar se jetesa do të përmirësohet” u prezantua sot nga “Miqtë e Sharrit” dhe SHEM.

Baby Boo