Tetovari i dënuar me burg, por në arrati – kreu vrasje në Shkup!


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, është parashtruar kallëzim penal kundër F.U. (39) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje”, përcjell TV21.

Vrasjen e ka kryer më 29.12.2022, në rrugën “1737” në Shkup, ku F.U. me përdorim të mjetit të mprehtë – thikës ka vrarë A.D.(64) nga Shkupi.

“Në një shtëpi të braktisur në rrugën “1737” në Shkup është gjetur një person i vdekur me lëndime, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet nga ana e nëpunësve policorë, janë siguruar dëshmitë materiale dhe është verifikuar identiteti i kryerësit të veprës penale F.U. (person i cili është i dënuar dhe i cili duhej të vuante dënimin me burg në Idrizovë të Shkupit, por në atë periudhë ka qenë në arrati). F.U. u arrestua nga nëpunësit policorë nga SPB Shkup dhe është dërguar në Idrizovë, kurse në bisedë zyrtare e ka pranuar veprën”, qëndron në njoftim.

Baby Boo