Tetovari dhunon bashkëshorten, policia i bastis shtëpinë!


Gjatë ditës së djeshme në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtar policor të SPB Tetovë kanë bastisur shtëpinë e M.O (32) nga Tetovë, në lidhje me denoncimin nga bashkëshortja e tij se ka qenë e sulmuar fizikisht.

Para fillimit të bastisjes babai i të denoncuarit, Z.O policëve u ka dorëzuar një pistoletë, lejen për posedim të bartjes së armës në emër të Xh.O. dhe një pistoletë sinjalizuese me kalibër 9mm.

Ato janë konfiskuar me vërtetim për lëndë të marra përkohësisht.

Baby Boo