Tetovari dëmton orenditë shtëpiake dhe dhunon bashkëshorten, kapet nga policia!


Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (30-gusht) rreth orës 23:00 kanë ndaluar 64-vjeçarin H.J. nga Tetova.

Një orë më parë ai është denoncuar nga bashkëshortja e tij 58-vjeçare se rreth orës 21:30 në shtëpinë e tyre familjare është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe kisht dëmtuar orenditë e shtëpisë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtejme dhe dokumentim të rastit.

Baby Boo