Babai nga Tetova denoncon në polici për tentim kidnapimi të vajzës së tij të mitur, policia del me njoftim


Deri në Pa Censurë është denoncuar se në rrugën “167” në Reçicë të Vogël një veturë “Mercedes” ka tentuar për ta arritur vajzën 14 vjeçare.

Gazetari i Pa Censurë ka kërkuar nga policia e Tetovës detaje për rastin, por nga SPB-Tetovë njoftojnë :
“Një 46-vjeçar nga Tetova mbrëmë (12-dhjetor), dhjetë minuta pas mesnate, në SPB- Tetovë ka raportuar se në rrugën “167” në Tetovë nga vetura “Mercedes” ka zbritur një person dhe dyshohet se ka filluar të vrapojë pas vajzës së tij të mitur, por që e mitura ka ikur. Menjëherë pas marrjes së denoncimit janë marrë masat për zbardhjen e rastit, ku janë shqyrtuar pamjet video nga kamerat përreth dhe janë identifikuar dy personat që ndodheshin në automjet, me ta është kryer intervistë zyrtare dhe nga të gjitha masat e marra deri më tani është konstatuar se nuk ka asnjë tentativë për të dëmtuar të miturën, pra se personi i treguar në kallëzim nuk ka vrapuar pas të miturës. Po ndërmerren masa shtesë për zbardhjen e plotë të rrethanave në lidhje me këtë rast.
Apelojmë që të mos përhapen spekulime dhe të mos shqetësohen qytetarët”.Pa Censurë

Baby Boo