Tetovari 73-vjeçar humbi jetën, pasi u godit nga vetura!


Dje, në ora 08:50 në SPB Tetovë është denoncuar, se në bulevardin “Video Smilevski Bato” në Tetovë, një 73-vjeçar është shkelur nga një veturë, ku si pasojë ka humbur jetën.

“B.A.(35) duke ngasur veturë “Reno clio” me targa të Tetovs, ka goditur J.K.(73) nga Tetova. Këmbësori i lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku u është dorëzuar lëndimeve”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në vendngjarje ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Baby Boo