Mickoski: LSDM po përpiqet të blejë deputetë, Socialdemoratët heshtin, ende janë me pushime


Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pohon se njerëz që flasin në emër të LSDM-së po përpiqen të blejnë deputetë të koalicionit “Ripërtëritje për Maqedoninë”.

“Neveritem me atë që disa nga deputetët ma përcjellin, se si njerëz që prezantohen në emër të atyre që janë pjesë e udhëheqjes së LSDM-së, u ofrojnë privilegje të ndryshme për ta dhe familjet e tyre, përmendin numra 6-7 shifrorë të shprehur në euro, amnisti për raste gjyqësore dhe e gjitha kjo paraqet rrezikim brutal jo vetëm për ata njerëz, por edhe për mua”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ditë më parë një gjë të tillë e pohoi edhe kryetari i “së Majtës”, Dimitar Apasiev, duke thënë se LSDM po përpiqet të blejë 5 deputetë, por pa theksuar se të cilës parti.

“Unë i di me emër, me mbiemër, e me detaje. Janë të shantazhuar, janë bërë përpjekje për ti korruptuar me apartamente në Shkup, shuma lëviz nga 100 mijë deri në 500 mijë euro që të kalojnë në taborin tjetër”, theksoi Dimitar Apasiev, kryetar i të “Majtës”.

Televizioni 21 u përpoq të marrë përgjigje nga LSDM për akuzat që u bëhen për blerje deputetësh, por përgjigje nuk morëm.

Arsyeja se pse LSDM mund ta bëjë një gjë të tillë, është se i duhen më shumë mandate deputetësh që do ta mbështesnin shumicën parlamentare që do ta formonin socialdemokratët.

Baby Boo