Në qershor, edhe Kosova do të lejojë fluturimet nga jashtë


Lajmet e publikuara më herët gjatë ditës së sotme për vendet të cilat në qershor do të lejojnë hyrjen e pushuesve nga Zvicra nuk vlen vetëm me pushimet verore në Francë ose Gjermani.

Edhe banorët e Zvicrës me prejardhje nga Kosova gjithashtu mund të kalojnë pushimet verore në atdheun e tyre të vjetër, në Kosovë. Kështu shkruan 20muten.ch

I cituar nga gazeta në fjalë, Islam Spahiu, zv / ambasadori kosovar (ministër këshilltar) në Zvicër, shprehet kështu: “Ne do t’i zbusim kufizimet e hyrjes nga qershori”, transmeton albinfo.ch. “Operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor. Edhe turistët gjithashtu mund të vijnë në Kosovë”.

Të kujtojmë: 15 qershori është data kur Zvicra hap kufijtë e saj me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën, shkruan më tutje gazeta zvicerane.

“Kosova tashmë ka zbutur detyrimin e karantinës gjatë hyrjes. “Qytetarët kosovarë që vijnë nga jashtë, duhet të karantinohen zyrtarisht për një javë në vend të dy javëve sa ka qenë,” thotë Spahiu. Në qershor, megjithatë, masa me siguri do të hiqet, përcjell albinfo.ch deklarimin e z. Spahiu. “Supozoj se do të jetë e mundur të udhëtohet atje përsëri me makinë”.

I pyetur nga albinfo.ch, Islam Spahiu vërteton atë që ka thënë për gazetën zvicerane dhe shton: “deklarimi im ishte edhe në frymën e asaj që tashmë po vlerësohet lartë nga jashtë. Në raporte të ndryshme ndërkombëtare, po flitet për suksesin me të cilin Kosova e ka trajtuar koronavirusin”. Po ashtu dihet se më 15 qershor hapen të gjithë kufijtë në mes të shetteve të BE-së. Në këtë mënyrë, as Kosova nuk mund të mbetet e izoluar nga këto masa”, përfundon Spahiu deklarimin për albinfo.ch

Baby Boo