Tetovarët të frikësuar: Nuk ka zgjidhje për qentë endacakë në Tetovë


Në qytetin e Tetovës nuk ka zgjidhje për qentë endacakë. Për vite të tëra ky problem nuk ka qenë në axhendën e autoriteteve të qytetit. Qentë janë duke ecur lirshëm, duke sulmuar qytetarët dhe si duket rreziku nga qentë endacakë do të jetë për një kohë të gjatë në Tetovë. Qytetarët u bëjnë thirrje autoriteteve të marrin një vështrim serioz për problemin, pasi shumica e viktimave janë fëmijë, raporton TV Alfa.

Nga komuna thonë se ata janë të vetëdijshëm për problemin. Tani për tani ka pasur vetëm një projekt vendim për të filluar një procedurë për gjetjen e një lokacioni për ndërtimin e një stacioni për trajtimin e qenve endacak në qytet, gjë që tregon se problemi do të zvarritet për një kohë të gjatë.

Përndryshe, për një kohë të gjatë në qytet spekulohet se qentë endacakë sillen nga vendbanimet tjera, me furgon transportohen dhe lëshohen në Tetovë. Shumica e tyre janë të sëmurë, të uritur dhe agresivë.Pa Censurë

Baby Boo