Merkel kundër mbylljes së sërishme të kufijve


Mbyllja e kufijve në valën e parë të pandemisë së koronavirusit ishte “diçka shumë e ashpër”, tha politikania kri*stiandemokrate gjatë një mbledhjeje të asamblesë parlamentare gjermano-franceze të organizuar në formë virtuale për shkak të pandemisë. “Në situatën e krijuar atëherë me sa duket ishte e pashmangshme mbyllja e kufijve. Por unë e pranoj, që një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet.” Por kjo kërkon nga ana tjetër edhe një koordinimin të fortë. “Unë besoj, që ne kemi nxjerrë mësime tashmë”, tha Merkel.

Kancelarja në lu*ftën kundër pandemisë tërhoqi vëmendjen për një koordinim rajonal në Europë. „Ne e dimë edhe se çfarë do të thotë sprova, masat e mbrojtjes nga infeksioni për Europën tonë pa kufij”, theksoi Merkel në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin francez Jean Castex përpara asamblesë parlamentare. „Ne u përgjigjemi si partnerë bashkarisht sfidave të përbashkëta.”

Baby Boo