Tetova po boshatiset, të rinjtë drejt gurbetit, çfarë po ndodhë?!


Nga Altrim Mamuti/

Rrugë të boshatisuara dhe me gropa , pleq të sëmurë pa përkujdesjen e fëmijëve të tyre , pasi që u kanë ikur në gurbet për një jetë më të mirë.

Institucione me gjysëm administratë gjysma tjetër që moti ka ikur për në perendim.

Institucione ku një administratorë bën punën e 10 të punsuarve tjerë që janë jashtë vendit.

Mungesë uji , mungesë sigurie , mungesë të kushteve elementare për shëndetësi, vrasje të shumta ndër vite pa u gjetur autorët e tyre. Mësues të ndershëm pa guxim për ta thënë realitetin e shkollës së tyre, bujkë dhe blegtorë puntorë pa asnjë siguri dhe benificion shtetërorë, vajza dhe djemë me ëndra të ndërprera , në dilemë të jetojnë me prindërit në vendëlindje apo të fillojnë një jetë hamallexhiu në Gjermani dhe pas disa vitesh të marën një telefonatë për të qenë prezent në varimin e babait apo nënës së tyre.

Politikan me një biografi familjare të dyshimt për bashkpunim brez pas brezi me UDB dhe shtet , që janë ngritur mbi kurriz të shqiptarëve të ndershëm .

Qytetarë dhe familje me nga 2 dhe 3 kredi bankare , që vetëm shpirti i tyre e din si e përballon një realitet të tillë.

Hoxhallarë të ndershëm që vuajnë për ta thënë të vërtetën sepse frigohen mos humbin bukën e gojës , dhe kur mendohem nga ligjeratat e tyre që thonë frigojuni vetëm Allahut , e kuptojë se ata nuk i frigohen pasi që e fshehin realitetin tonë si shoqëri për arsye të ndryshme.

Duhet ti parashtrojmë një pyetje vetes sonë për çfar jemi në këtë botë? Për të poseduar një makinë të shtrejtë, për një garderobë të shtrejtë, për të shkuar në detë , për të ngrënë mish me mish? apo për të bërë gjëra më të mëdha për njerzimin , vendin ku jetojmë dhe me punët tona të kënaqim Krijuesin tonë.

Baby Boo