(VIDEO) Zeqiri: Në pronat e BFI-së në Ohër shfaqet striptiz, ja emri i lokalit (Dokumente)


Gazeta Lajm ka zhvilluar një mini-intervistë me deputetin Muhamed Zeqiri i cili në Parlament kërkoi transparencë më të madhe në institucionet fetare dhe kontrolle shtetërore.
Zeqiri thotë se do të shkojë deri në fund me nismën e tij, duke theksuar se besimtarët meritojnë institucione transparente.

Në këtë intervistë Zeqiri përmend rastin e dy studentëve që kanë diplomuar në fakultet, por nuk mund t’i marrin diplomat (shkaqet mund t’i dëgjoni në intervistë). Ai thotë se është i kënaqur nga përkrahja që po merr dita ditës nga besimtarët, por edhe imamët.

Më poshtë mund të përcillni intervistën me deputetin Zeqiri, kurse pjesën më interesante dhe më ekskluzive, (ku do të prezenetohen edhe kopje të disa dokumenteve), do të keni mundësi ta përcillni nesër paradite.

Duke folur për parregullsitë në punën e BFI-së, deputeti Muhamed Zeqiri në intervistën e tij për Gazetën Lajm tregon edhe për një rast ku sipas tij ka dyshime që në prona të BFI-së që janë dhënë me qira me nënshkrimin e reisit, shfaqet striptiz. Dokumentin dhe lokalin mund ta shikoni brenda videos.

Baby Boo