Tetova përballet me mungesën e parkingjeve


Tetova edhe këtë vit priti mërgimtarët me mungesën e vend- parkimeve, që është në s’përputhje me numrin e makinave. Mungon edhe parkimi zonal dhe njëkahëzimi i rrugëve siç u premtua. Si rezultat i kësaj, rrugët kryesore të Tetovës gjatë mesditës, edhe sivjet duken kështu.

Nga komuna e Tetovës, edhe sivjet bëjnë deklarata në kohën e ardhshme të pakryer! Do të bëhet njëkahëzimi i rrugëve dhe do të shtohen vendet për parkim, ndërsa si zgjidhje parashikohet edhe hapja e oborreve të shkollave.

Aty ku parashikohen mbylljet e rrugëve do bëhen rrugë një kahëshe, dhe normalisht këtë vit janë në dispozicion të mërgimtarëve tre parkingje të mbyllura dhe parkingjet zonale. Do të hapen edhe oborret e shkollave Liria dhe gjimnaz sikur vitet e kaluara – tha Armend Fazliu. Zëdhënës i komunës së Tetovës.

Ndërsa, sa iu përket premtimeve nga ish kreu i këshillit komunal dhe vet komuna, se këtu, rreth stadiumit pritet ndërtimi i një parkingu shumë katesh për të cilin asokohe thoshin që ka projekt, i njëjti tash është vënë në harresë”.

Banorët shprehen të zhgënjyer edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, sepse edhe ata pak rrugë që janë njëkahëshe nuk respektohen, ndërkohë që parkimet vend e pavend nuk mungojnë.

Problem më të madh s`ka. pesë minuta të duhen të ndërrosh paratë s`ke ku e le makinën, u detyrova të lë këtu. Problem i madh, krejt qejf që do vijmë në vendlindje por ta gërditën e ardhmja.

Nuk çlodhemi aspak, kaos është si e shihni vet. Shumë problem është, një dit erdha u solla tre katër herë dhe u ktheva s`munda t`kryj punë.

Isha tek parkimi përpara ty full, tek tjetri i hapuri isha mbushur dhe ai dhe meqë skisha ku parkohem u ndala këtu pres në makinë.

Ndërkohë ekspertët e komunikacionit për Alsat janë shprehur se zgjidhje ka, është pikërisht njëkahëzimi i disa rrugëve dhe përforcimi i kontrolleve policore. Por edhe pse plani për zgjidhje të kaosit në qytet i është dërguar komunës, ajo nuk ka ndërmarrë hapa për zbatimin e tij.