Tetova në rrezik, 30 përqind e testimeve rezultojnë pozitiv


Tetova ka hyrë në fazën e rrezikut të lartë informojnë nga Qendra e Shëndetit Publik. Vetëm në javën e fundit janë regjistruar 205 raste të reja pozitive në COVID-19. Ky numër tregon që masat nuk po respektohen nga qytetarët – thonë nga QSHP. Epidemiologia Suzana Subashiq thotë se infektimet kryesisht janë në klasterë familjar. “Tetova ka hyrë në fazën e rrezikut të lartë, ka tansmicion shumë të lartë të virusit. Javën e kaluar numri I të infektuarve është dyfishuar. Gjegjësisht ka pasur 205 raste të reja pozitive ne koronavirus”.

Në mbledhjen e fundit Shtabi I Krizës pranë Komunës së Tetovës, ka rekomanduar që procesi mësimor të kthehet në mësim nga distanca për shkak të disa rasteve pozitive nëpër shkolla. Në çerdhet e kopshit për fëmijë Rinia në Tetovë, 3 të punësuar kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. 2 nga të diagnostikuarit me COVID-19 janë edukatore, si dhe 1 punonjës i administratës. Në shkollat fillore 7 mësimdhënës dhe 1 administrator kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse 3 grupe klasore gjenden në izolim shtëpiak.

Në shkollat e mesme ku mësimi zhvillohet nga distanca, 11 mësimdhënës janë diagnostikuar me COVID-19. Megjithatë epidemiologia Subashiq thotë se nuk janë paraqitur klasterë të rinj nëpër shkolla apo cerdhe, por sic tha, janë raste individuale të infektimit me koronavirus.

“Në këtë periudhë, nga sot, nuk kemi klasterë nëpër shkolla e as mes mësimdhënësve apo nxënësve, e as klasterë nëpër cerdhe. Gjithcka ka të bëjë me raste individuale, të një mësimdhënësi, edukatori. Tash për tash nuk kemi klasterë, dhe si eksperte mendoj se shkollat duhet të vazhdojnë me mësim njëjtë edhe cerdhet. Të paktën deri më tash, për më tutje do të shohim”. Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë thonë se përqindja e testeve pozitive është e njëjtë sikurse në nivel vendi. Nëse në ditë merren 100 mostra, 30 prej tyre rezultojnë pozitiv me COVID-19.

SUZANA SUBASHIQ- EPIDEMIOLOGE, QSHP TETOVË
“Nëse bëjmë një krahasim me testet pozitive gjatë stinës së verës që në nivel ditor ishte 7%, tashmë situata është përkeqësuar dhe u thashë se shifrat janë dy herë më të mëdha. Në këtë periudhë jemi në nivelin vendor 30% testime rezultojnë pozitiv.

Konform raportit të së Hënës, në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 është 1923. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1417 persona kurse 98 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 408. Autoritetet shëndetësore thonë se një nga shkaktarët se përse virusi është duke u shpërndarë në masë të madhe është edhe fshehja e simptomeve. Andaj, bëhet thirrje e vazhdueshme që të respektohen masat dhe protokollet e autoriteteve. /KlanMacedonia

Baby Boo