Ademi: Qeveria ka bërë shumë në këto tri vitet për rajonin e Ohrit dhe rekomandimet e UNESCO-s


Ministri Edmond Ademi, për “Vin-vin”, për situatën rreth rajonit të Ohrit dhe rekomandimet e UNESCO-s, tha se kjo qeveri ka bërë shumë në tre vitet e fundit.

“Ne kemi trashëguar një situatë shumë të vështirë rreth Ohrit, që është trashëgimi natyrore dhe kulturore. Sidoqoftë, ky është një proces kompleks, që përfshin qeverinë qendrore, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe qeverinë lokale, ndërsa kërkon një qasje të koordinuar”, tha Ademi.

Sipas tij, misionet reaktive të UNESCO-s që erdhën në vend dhanë vërejtje dhe rekomandime, ndërsa qeveria e mëparshme i mbante në sirtar.

Baby Boo