Përplasje e ashpër në Kuvend mes Gashit të LDK’së dhe Aliut të VV’së


I ashpër me Vetëvendosjen ka qenë deputeti i LDK-së, Arben Gashi, pasi Liburn Aliu tha se ‘i kanë hyrë sharrë edhe buxhetit’.

“Ju të nderuar kolegë me këto paranoja, britma e klithma në Kuvend po tentoni ta terrorizoni këtë popull. Ky popull nuk i nënshtrohet thirrjeve dëshpëruese të juaj, nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë paranojës tuaj. Paranoja se Amerika po do me e zhbë shtetin e Kosovës ka lindë nga ju dhe do t’ju mbetet në fyt ju. Paranoja se në këtë buxhet do t’ketë sharr, do t’ju mbetet ju. Kjo është paranoja juaj, ky është rreziku që ju përfaqësoni në këtë vend. Sinqeriteti i juaj mungon, mungon sepse bazoheni në pafytyrësi.

Pafytyrësia juaj është aq e thellë saqë shikoni vetëm ku ka një votë fejsbukiane. Nuk qeveriset Kosova me vota fejsbukiane, Kosova qeveriset me instuticonet stabile. E di që klithni e di që bërtisni por klithma juaj është shumë ma e vogël se dëshira për ta mbrojtur këtë vend. Klithni e bërtitni sa të doni se ne jemi këtu. Nuk do t’i nënshtrohemi asnjë lloj klithme, asnjë lloj sharre, asnjë lloj thikke, sipas paranojave të liderit tuaj, jemi këtu për të përfaqësuar shtetin e Kosovës. Nuk do t’i nënshtrohet Kosova asnjëherë mentalitetit Bolshevik”, tha Gashi.

Pas kësaj, është përgjigjur Liburn Aliu nga VV.
“Kolegut tim shef të GP të LDK-së, i dëshiroj qetësi. Sharrat në buxhet do t’i flasim në shifra konkrete. Me diskursin dhe gjuhën tuaj arrogante që e përdorni qe një kohë të gjatë, kjo ka bë që qytetarët ta kuptojnë realitetin në këtë vend. Sa herë flisni kështu ju i kfjellni shumë qytetarë”, ka thënë ai. “Diskursi juaj po ndikon në vetëdijësimin e qytetarëve, po ta përmendi emrin prapë, Arben Gashi”, ka thënë Aliu, shkruan Periskopi

Ndërkohë Arben Gashi ka ndërhyrë sërish duke thënë:

“Vazhdojnë me mentalitetin e paranojës së sharrës dhe mentalitetin që tentojnë ta bëjnë paranojë kolektive. Kjo paranojë kolektive e thirrjes për lincim timin individual, aspak nuk i trembem. Jemi këtu për të mbrojtë interesin e politikës, për të dhënë zërin e LDK-së, gjithsecili folni, gjihtsecili bërtitni, klithni, këtu jemi. Asgjë nuk na ndalë, asgjë nuk na intimidon, asgjë nuk na frikëson sepse përfaqësojmë popullin e Kosovës dhe LDK-në”, ka thënë Gashi.

Baby Boo