Tetë të vde*kur dhe 2 mijë e 279 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Tetë qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 2.279 raste të reja. “Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vd*ekjes. Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025. Në total numri i rasteve aktive është 18.287”, thuhet në njoftimin e MSh-së së Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.
Deri më sot 234.731 qytetarë kosovarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në vend se me ligj, Vodno do të mbrohet me vendim të posaçëm

Baby Boo