Petrovska: Policia nuk ka realizuar ndërhyrje në objektet fetare


Zëvendës ministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska nuk ka asnjë informacion që policët kanë kryer ndërhyrje në objektet fetare islame. Në paraqitjen e saj në edicionin e sotëm të emisionit “360 gradë” në Alsat, Petrovska thotë se policia ka realizuar konsultime telefonike me drejtuesit fetarë, por që ajo nuk ka informacione për ndërhyrje të policisë në vetë objektet fetare.

“Unë nuk kam asnjë informacion që po futen në objekte, por që po realizojnë biseda telefonike – Po … dhe këtu absolut nuk ka abuzim nga ana e policisë ose e policive. Nuk po përdorim forcë, por jemi duke përdorur fuqitë ligjore për të vepruar në mënyrë parandaluese në zbatimin e masave të qeverisë”, tha Petrovska.

Baby Boo