Tesla Model Y, vetura më e shitur në Norvegji për muajin gusht

Norvegjia është udhëheqja e padiskutueshme në adoptimin e veturave elektrike. Modeli i Tesla Model Y ishte më i shitur në shtetin skandinav për muajin gusht.
Modeli i Teslas kaloi Volkswagenin dhe Fordin si vetura më e shitur, duke pësuar një rritje enorme.

Norvegjia gjithashtu arriti rekordin në 87.7 për qind më gusht 2021 për blerjen e veturave elektrike, krahasuar me 70.2 për qind sa ishte më gusht 2020.
Veturat e shitura muajin e kaluar zunë 72 për qind të treguar, ndërsa veturat Disel ranë në një rekord prej vetëm 3.2 për qind. Tregu i përgjithshëm i veturave u rrit me rreth 23 për qind mbi normat sezonale, në 13.311 njësi.

Baby Boo