Arrestohet 2 persona në Bogovinë të Tetovës, u gjendet marihuanë dhe vaj kanabisi


Dje (19-dhjetor) rreth orës 21:10, në Bogovinë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat B.J. (23) Siniçani i Tetovës dhe M.N. (20) nga Pallçishti i Epërm i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjeti “bmv” me shenja të regjistrit të tetovës, në të cilin ata ishin së bashku me një person tjetër, është gjetë marihuanë dhe vaj kanabisi. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Baby Boo