Ky ujë i ambalazhuar i pasigurt tërhiqet nga marketet – AUV del me deklaratë


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton konsumatorët se produkti i mëposhtëm është duke u tërhequr:

Ujë mineral natyral pa gaz, MIROS, në ambalazhe 1.5 litra, 0.5 dhe 0.33 litra.
Data e skadencës: deri më 30.08.2024.

Arsyeja e tërheqjes: – produkt i pasigurt për shkak të jorregullsisë mikrobiologjik dhe rrezikut për shëndetin e njeriut. Uji nuk i plotëson kushtet e Rregullores për kërkesat e veçanta për sigurinë e ujit mineral natyral, ujit të burimit dhe ujit tjetër të ambalazhuar (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 184/18).

Prodhuesi: SILKA GROUP – Feriza, Republika e Kosovës
Importues në RMV: ALMACO ARB DOOEL
Distributor në RMV: ALMACO ARB DOOEL

Baby Boo