Tërmeti që “shkundi” Shqipërinë u pasua nga 43 pasgoditje, ja epiqendra dhe sa ballë


Një tërmet i fuqishëm ka “shkundur” Tiranën kete paradite por eshte ndiere i forte edhe ne disa qytete te tjera te vendit, si Durres, Fier, Vlore, Shkoder.

Sipas te dhenave nga IGJEUM, termeti ka pasur epiqender Gjirin e Lalesit, paraprakisht, me magnitude 5.1. Termeti eshte ndjere ne disa qytete te Shqiperise dhe ne Kosove.

Sipas specialisteve, lekundja e forte, eshte pasuar nga 43 pasgoditje, me i madhi me magnitude 4.3. Ky eshte informacioni me i fundit qe vjen zyrtarisht.
Ndërsa ministria e Mbrojtjes informon: Ju informoje se ne oren 11.01, te dates 04.07.2018, eshte regjistruar termet me epiqender ne Hamallaj/ Durres, me intensitet 6 balle dhe magnitut 5.1 e shkalles Rihter. Deri tani nuk ka asnje raportim per deme materiale dhe as ne njerez. Per cdo rast te mundshem kontaktoni ne nr 112 per tiu ardhur ne ndihme banoreve.

Gjithashtu u bllokuan edhe thirrjet telefonike ne Tirane per shkak se te gjithe nxituan te bejne telefonata per tu siguruar nese jane mire te afermit e familjaret.

Baby Boo