Tërmet në Shqipëri, ndjehet në Tetovë dhe Gostivar


Tërmeti, sipas matjeve të Institutit të Shkencave Gjeologjike në Universitetin Politeknik të Tiranës, është ndjerë në një rreze prej 60 kilometrash nga epiqendra, në Tetovë dhe Gostivar në jug të Maqedonisë.

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në Shqipëri mbrëmjen e djeshme në orën 23:39 me orën lokale, njoftoi Instituti Sizmologjik Mesdhetar Evropian (EMSC).

Sipas informacioneve të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ka qenë 76 kilometra në jugperëndim të Prishtinës dhe 26 kilometra në perëndim të Prizrenit, në Kosovë.

Baby Boo