Lumenjtë e ndotur, rre*zik për shëndetin e qytetarëve


Lumi Vardar, Treska, Pçinje dhe Lepenc janë skajshmërish të papastra. Mostrat e fundit të Qendrës së Shëndetit Publik, cilësinë e e ujërave të këtyre lumenjve e kanë kategorizuar në nivelin e 4 dhe 5 për nga pastërtia, që është tregues se përmbajtja e tyre është tejet e ndotur. Sipas autoriteteve ndotës kryesor të lumenjve janë qytetarët e pandërgjegjshëm, megjithatë nuk përjashtohen edhe industritë të cilët në mënyrë të paligjshme derdhin materie të rre*zikshme në ujërat e lumenjve.

“Uji i këtyre lumenjve sipas klasifikimit, nuk shërben për asnjë lloj qëllimi për qytetarët, si për notim apo rekreacion, për kulturat bujqësore apo ujësjellës. Ndotja e lumenjve para së gjithash vjen nga hedhja jo ligjore e mbetjeve të ngurta, mbetjeve të e ndërtimit. Jemi dëshmitarë të shumë deponive përreth lumenjve, nga mbikëqyrjet tona higjienike – sanitare. Ndotja vjen po ashtu edhe nga kullimi joligjor i ujërave të kanalizimeve edhe atë nga ujërat industrial të objekteve të cilët pa asnjë trajtim të ujit, direkt lëshohen në lumenj. Pastaj edhe nga ujërat e kanalizimeve komunale, dhe nga përdorimi i pesticideve” – tha Dr. Pece Simjanoski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore pranë QSHP.

Simjanoski alarmon se derisa qytetarët e përdorin ujin e lumenjve për nevoja bujqësore apo të amvisërisë, kjo paraqet rre*zik të lartë shëndetësor.
“Kulturat bujqësore ujiten nga ujë i ndotur. Ato do jenë të ndotura, ato i shfrytëzon bagëtia dhe njerëzimi. Paraqet rre*zik shëndetësor përmes ushqyerjes. Këto ujëra i ndotin edhe ujërat nëntokësor të cilët më vonë përmes pusetave apo burimeve të tjera të ujit shfrytëzohen si ujë për pije. Këtu kemi tjetër aspekt të ndotjes” – u shpreh Dr. Pece Simjanoski, specialist për higjienën dhe ekologji shëndetësore pranë QSHP.

Pavarësisht gjendjes faktike, institucionet përkatëse nuk kanë marrë hapa konkret.
“Ekipet e mediave inspektuan disa zona përreth lumenjve, megjithatë në asnjërën prej tyre nuk u vërejtën tabela informative të cilat informojnë qytetarët se uji i lumenjve është i ndaluar për qytetarët”.
Qendra e Shëndetit Publik në Shkup, në nivel vjetor teston 70 mostra të ujërave të lumenjve. Për 30 vite me radhë thonë se gjendja paraqitet e njëjtë. Rekomandimet e tyre, nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga institucionet përkatëse.

Baby Boo