Tërmeti/ Mbledhja e investitorëve myslimanë, Rama takohet me Erdogan në Turqi


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, për konferencën e investitorëve myslimanë për të prekurit në vend nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku pritet të diskutohet për ndihmat financiare.

Mëngjesin e sotëm, Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan. Para pak ditësh, Erdogan deklaroi se shteti turk do të ndërtojë 500 banesa për familjet që jetojnë tashmë në qiell të hapur.

Risjellim në vëmendje se tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i mori jetën 51 personave, si dhe lëndoi mbi 900 të tjerë. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale.

Baby Boo