Vritet gjatë gjykimit njeriu i akuzuar për ofendim të islamit


Vritet gjatë gjykimit njeriu i akuzuar për ofendim të islamit

Një burrë pakistanez që ishte i akuzuar për blasfemi pasi kishte deklaruar se ishte profet u vra të mërkurën në sallën ku po i mbahej gjyqi në qytetin e Peshawar. Nuk dihet sesi dorasi arriti të hyjë me armë në gjykatë, transmeton Gazeta Metro.

Tahir Ahmad Naseem u vra nga një person që thirri se ai ishte “armik i islamit” para se të hapte zjarr.

Blasfemia është ilegale dhe dënohet me vdekje në Pakistan, megjithëse askush nuk se askush nuk është ekzekutuar për këtë. Megjithatë, akuzat për blasfemi shpesh kanë nxitur sulme të dhunshme.

Personi që e vrau të akuzuarin është identifikuar si Khalid.

Naseem ka lindur si pjesëtar i sektit Ahmadi por ishte larguar dhe pastaj kishte pretenduar se ishte profet vet.

Komuniteti Ahmadi janë të persekutuar në Pakistan dhe kanë qenë edhe viktima të ligjeve mizore të Pakistanit. Janë rreth gjysmë milioni Ahmadi në Pakistan, sipas një studimi nga organizata Human Rights Watch.

Lideri i sektit Ahmadi i ka sugjeruar rrjetit britanik BBC se Naseem kishte çrregullime mendore dhe kishte ngarkuar video në media sociale ku kishte pretenduar se ishte profet.

Baby Boo