Tërmeti i mori të ëmën dhe vëllain, Megi: Më ka marrë malli për mamin, amanetet do t’i çoj deri në fund (VIDEO)


Mes lotësh Megi tregon se ajo ishte shumë e lidhur me të dhe gjithë ëndërrat që kishin menduar t’i realizonin së bashku u prenë në mes. Ajo nuk e beson dot se ku e gjen forcën, por pavarësisht dhimbjes thotë se do t’i çojë deri në fund amanetet e saj.

Për familjen Cuka, tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar një tra gjedi të madhe sepse si pasojë e shembjes së pallatit ku ata banonin në Thumanë, Fatmira Cuka së bashku me djalin e saj vetëm 18 vjeç, Sardin, kanë humbur jetën. Bashkëshorti i saj Bujari, i cili ka qenë me ta kur ndodhi tërmeti, arriti të shpëtonte dhe të gjente një rrugë për të dalë nga rrënojat.

Vajza e tyre, Megi kishte shkuar një ditë më parë tek shtëpia e gjyshërve në Tiranë. Për të ka qenë e pabesueshme gjithçka që ka ndodhur dhe ende nuk arrin ta besojë se mamaja e saj dhe vëllai nuk janë më me të. Mes lotësh Megi tregon se ajo ishte shumë e lidhur me të dhe gjithë ëndërrat që kishin menduar t’i realizonin së bashku u prenë në mes. Ajo nuk e beson dot se ku e gjen forcën, por pavarësisht dhimbjes thotë se do t’i çojë deri në fund amanetet e saj.

“Çfarë mund të them.. Gjëja e parë që mund të them është se sinqerisht nuk e mendoja veten që do të isha kaq e fortë, sepse të humbësh mamin dhe vëllain është e paimagjinueshme. Unë domethënë gjatë gjithë kohës ngrihem në mëngjes, edhe kur fle gjumë, çdo natë dhe çdo ditë puth fotografitë e tyre dhe rri me shpresën se ata do kthehen, nuk e di nuk më besohet..

Baby Boo