Tërmeti/ Hetim për çdo pallat në Durrës, priten arrestime


Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për çdo pallat të dëmtuar, në çdo lagje të qytetit, dhe ka bërë gati dosjet për secilin ndërtim. Pritet që në ditët në vijim të realizohen arrestimet e para për të gjithë shkelësit e ligjit. Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit.

Prokuroria e Durrësit ka nisur, që më datë 29 nëntor, çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e një 25 personave vetëm në Durrës.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Baby Boo