Tërmet në pjesën lindore të Turqisë


Një tërmet me magnitudë 4 ballë u regjistrua në pjesën lindore të Turqisë, transmeton Anadolu.
Lëkundjet u regjistruan në provincën Agri në orën 08:57 të mëngjesit sipas kohës lokale (05:57 sipas kohës së Evropës Qendrore) në një thellësi prej rreth 7 kilometrash, njofton Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Nuk është raportuar për asnjë vik*timë deri më tani. Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë.
Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi provincën Izmir të Egjeut, në të cilën hum*bën jetën të paktën 116 persona dhe mbi 1.000 të tjerë u lën*duan.