Tërhiqet aktakuza për një të akuzuar për sulmin ndaj Selës, për dy të tjerë rasti është rikualifikuar


Prokuroria në seancën e sotme në Gjykatën Penale e ka tërhequr aktakuzën për një të akuzuar për sulmin ndaj Ziadin Selës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar. Vendimi është sjellë pas analizave të dëshmisë së fundit dhe dëshmive tjera, transmeton Portalb.mk.

Është vërtetuar se Sasho Senkov nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Për dy të akuzuar tjerë, aktakuza është rikualifikuar, nga “tentativë në vrasje” në vepër penale “dhunë”. Për shtatë nga gjithsej 10 persona, mbetet aktakuza “tentativë vrasje”.

Kryetare e këshillit gjyqësor në rast është gjykatësja Sllavica Andreevska.

Baby Boo