Kujdes të shtuar në Çair, kjo është pika ku ju rrezikohet jeta! (Video)


Rrugët në Çair vazhdojnë të jenë të pa asfaltuara, mos sanimi i gropave në shumë rrugë kryesore sjell rrezik për vozitësit të cilët gjatë ngecjes nga gropat, bllokojnë komunikacionin dhe mund të shkaktojnë edhe aksidente!

Rruga Lazar Trpovsk afër marketit Princ është një ndër pikat, ku ka më së shumti dëmtime në rrugë, teksa njëherit kjo është edhe rruga më e frekuentuar në Çair.

Këto janë fotografitë të cilat na kanë dërguar ndjekësit e Pa Censurë, duke e ilustruar me fotografi se çfarë pësuan ato nga kjo rrugë!

Komuna e Çairit ka premtuar shumë herë deri më sot, se gropat do të sanohen, megjithatë… deri më tani, nuk kanë arritur që të sanohen as gropat të cilat janë në rrugët kryesore në Çair.

Ndryshe Komuna e Çairit për arnimin e gropave ka ndarë 40 milionë denarë, ndërsa rrugicat që nuk mund të riparohen do të bëhet asfaltim i tërësishëm./PaCensurë



Baby Boo