30 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ja sa është numri i të infektuarve


Edhe 30 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Kosovë, duke çuar në 510 numrin total të të infektuarve deri më tani, shkruan Gazeta Metro.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook, ku tutje thuhet se nëntë të tjerë janë shëruar.

Rastet pozitive të regjistruara sot, janë raste kontakti, ku 11 prej tyre vijnë nga Suhareka, nëntë me vendbanim në Shtime, dy raste nga Fushë Kosova, dy nga Gjakova, dy nga Gjilani dhe nga një nga Drenasi, Klina, Vitia dhe Kamenica.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

NËNTË TË SHËRUAR DHE TRIDHJETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë (30) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.

Baby Boo