Tenton të vrasë katër persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari


Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari ka tentuar të vrasë katër persona, njofton Klan Kosova. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor në QKUK prej ku edhe janë liruar.

“Prishtinë 23.05.2020-22:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të përfshirjes në rast dhe lëndimit të katër personave. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor në QKUK dhe më pas janë liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Baby Boo