Tentoi ta shpëtonte motrën e saj, por ranë të dyja nga ndërtesa – policia jep detaje për rastin e rëndë në Ferizaj


Mbrëmë u raportua për një rast tragjik që ka ndodhur në në Ferizaj, ku dy vajza kanë rënë nga kati i katërt i një objekti dhe si pasojë njëra nga to ka humbur jetën. 15-vjeçarja që vdiq ishte motra e 18-vjeçares që mbeti e lënduar. Kjo e fundit dyshohet se tentoi ta shpëtonte motrën e saj dhe ranë të dyja nga ndërtesa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar se rasti po hetohet si vetëvrasje.

“Rasti është cilësuar “Vetëvrasje”. Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar me kërcy nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra e vet, kanë rënë të dyja”, tha Veseli.

Rastin e ka konfirmuar edhe mbrëmë Veseli, i cili ka bërë me dije se vajza që ka mbetur e lënduar po trajtohet në QKUK.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor (nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë. Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

Baby Boo