Njihuni me 28-vjeçaren që nuk i ka prerë flokët qe 23 vjet


Një infermiere ruse e cila nuk i ka prerë flokët për 23 vite, ka zbuluar se bishti i saj tani është aq i gjatë sa që shpesh i prekë në tokë.
Anzhelika Baranova, 28-vjeçe nga Irkutsku, ka thënë se nuk kujdeset edhe aq shumë për flokët e saj – përpos që i pastron dy herë në javë dhe i lë të thahen në mënyrë natyrale.

Pavarësisht që pranon haptazi se nganjëherë janë të papërshtatshme, Anzhelika theksoi se ia ka vlejtur pasi që kënaqësinë që ia ofrojnë flokët e bëjnë të ndihet e përmbushur.
“Si fëmijë i kam pasur flokët e bukura, dhe prej 5-vjeçare nuk i kam prerë”, ka thënë rusja.

Baby Boo