Tensione në Shkup, pasi ndërroi jetë maqedonasi i rrahur nga tre shqiptarë?! (Foto)


Në Shkup është krijuar situatë e tensionuar, pasi ka ndërruar jetë Nikolla Sazdovski (21), pjesëtar i grupit të tifozëve maqedonas të njohur si “Komiti”. Tensionet janë krijuar pasi janë përhapur informacione se Sazdovski ka ndërruar jetë 10 ditë pasi u rrah nga tre shqiptarë. Në rrjetet sociale po përhapen apele që shqiptarët të kenë kujdes kur kalojnë në pjesët e qytetit të banuar me maqedonas.
“Apel deri te të gjithë banorët e Karshiakës të cilët janë shfrytëzues të linjave të autobusëve 51, 67, 70, 74. Gjatë kësaj dhe javëve në vijim të keni kujdes dhe të mos të bini pre e provokimeve nga ana e maqedonasve “Komitave” në “Kisella Vodë” dhe “Draçevë”. Sepse sot ka ndruar jetë një djal nga “Kisella Voda” pjestar i grupit “Komiti” që javë më parë u sulmua nga disa djem shqiptarë. Andaj kujdes dhe kontrolloni ose mundohuni të mos kaloni në këmb se mund të kërkojn hak”, ka shkruar një shqiptar nga fshati Studeniçan, transmeton Gazeta Lajm.

Nga policia mohojnë informacionet për ekzistimin e tensioneve, kurse për momentin nuk konfirmojnë se sulmuesit janë shqiptarë.
Ndryshe, sipas informacionit zyrtar të policisë, sot në orën 08:00 ndërroi jetë N.S. (21), i cili me 29 qershor u sulmua fizikisht nga tre persona afër stacionit të autobusëve në bulevardin “Aleksander Makedonski”. Ai ka qenë pjesëtar I grupit të tifozëve të KF Vardar të njohur si “Komiti”, kurse ka ndërruar jetë si pasojë e rrahjes më 29 qershor rreth orës 17 e 30 nga ana e tre personave.
Pa ngjarjes, sulmuesit kanë ikur nga vendngjarja, ndërsa N.S me veturën e Ndihmës së Shpejtë në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.
Pas incidentit, dy persona janë arrestuar për shkak dyshimit për kryerjen e veprës penale. Ndërsa me 2 korrik, Sektori i Punëve të Brendshme ngriti aktakuzë kundër B.B (20)ç S.D (21) dhe J.L (19) të gjithë nga Shkupi për veprën penale të kryer “dhunë”.
Pas masave të ndërmarra nga policia, dy prej tyre janë privuar nga liria.

Baby Boo